Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në pranga mësohet se është vënë shtetasi K. R., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



