Shpërndanin droga të forta në doza në lokale nate, arrestohen tre persona në Tiranë

Shpërndanin droga të forta në doza në lokale nate, arrestohen tre persona në Tiranë

“Clubs” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Clubs”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 25 vjeç dhe V. Ç., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive ka rezultuar se këta tre shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të drogave të forta, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në klubet e natës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokaine, 1 tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, 1 peshore elektronike, 76 800 lekë të rinj dhe 175 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve.

Aktualisht vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy