Një ditë pas zjarrit në fabrikën e këpucëve në Shullaz të Kurbinit, ekspertët po punojnë rreth shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarrin.
Dyshimet janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike , ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, raporton korrespondenti i MCN TV.
Ndërkohë fikja e zjarrit u bë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të cilëve iu deshën disa orë për të neutralizuar flakët.
Zjarri shkaktoi panik edhe tek banorët përreth, ndërsa situata aktualisht është e normalizuar.



