
Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) sot organizon marshin e nxënësve “S’po shkohet në shkollë”, në 29 qytete të Kosovës.
KNK në këtë ditë synon të fuqizojë zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës duke e paraqitur realitetin shqetësues me të cilën nxënësit ballafaqohen në baza ditore.
Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyrë të marrim një hap të tillë.
Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë nxënësve, prindërve, organizatave dhe çdo individi që solidarizohet me këtë mesazh të na bashkëngjitet në këtë marsh.
Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”.
Përmes “S’po shkohet në shkollë” do të kërkohet nga institucionet shtetërore, mësimdhënësit, prindërit e nxënësit që të kthehet vëmendja në arsim.
Sipas një raporti, 55% të nxënësve në Kosovë ndihen të pa sigurt dhe të bullizuar nga mësimdhënësit, kurse 34.9% prej nxënësve kanë thënë se janë abuzuar seksualisht nga mësimdhënësit e tyre.
Në protestën e sotme, organizatorët thonë se nuk do të publikojnë emrat e mësimdhënësve abuzues, por në protestë do të flasin vetëm për pakënaqësitë e gjetura e të shprehura në përqindje.



