Identifikohet  personi që u përplas me armë me policinë në Tiranë (VIDEO)

Identifikohet personi që u përplas me armë me policinë në Tiranë (VIDEO)

Personi që u përplas sot në mesditë me policinë në në rrugën “Arkitekt Sinani” në Tiranë është identifikuar si shtetasi Orges Bilbili.

Bilbili, së bashku me Laert Haxhinë akuzohen se janë autorët e vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në 2017 në Lushnjë.

Ai akuzohet nga policia se është përfshirë në vrasje, plagosje, vjedhje dhe trafik droge.

Bilbili akuzohet edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tregoi se çfarë ka ndodhur sot në mesditë tek zona e njohur si “Xhamlliku”, në kryeqytet. Jaupi tha se personi i plagosur është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai tregoi se një efektiv i Policisë së Shtetit, ka ndaluar një person dhe i ka kërkuar mjet identifikimi, duke e pyetur dhe se çfarë mbante në çantën e tij.

Pas këtij komunikimi, tregon ai, qytetari është larguar me vrap.

“Punonjësi i policisë e ka ndjekur nga prapa dhe në kthesën e parë i ka drejtuar armën. Punonjësi i policisë e ka paralajmëruar të ulë armën dhe ka qëlluar një herë në ajër. Qytetari ka lëvizur me vrap dhe në kohën që polici e paralajmëroi që të ulë armën e të dorëzohet ai i ka drejtuar armën dhe i ka thënë do të të qëlloj nëse nuk largohesh.Policia ka qëlluar në drejtim të tij, dhe e ka plagosur”, tha shefi i policisë.

Sipas tij, i plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, është plagosur në këmbë. Jaupi tha se rastësisht ka qenë një qytetare, e cila është plagosur nga plumbi i policit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy