Policia gjen një fëmijë të braktisur në Burrel, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Policia gjen një fëmijë të braktisur në Burrel, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Një fëmijë i moshës 5-6 vjeç i cili nuk jep të dhëna për familjen e tij është gjetur në dalje të qytetit të Burrelit nga Policia e Matit.

Burimet policore bëjnë me dije se i mituri është akomoduar në komisariat ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe u bën thirrje qytetarëve të ndihmojnë për të gjetur familjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij. I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy