Thyen “arrestin e shtëpisë” dhe qëllon me kallashnikov në liqen, kapet i riu në Vorë

Thyen “arrestin e shtëpisë” dhe qëllon me kallashnikov në liqen, kapet i riu në Vorë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa dhe qëlloi në ajër me armë zjarri kallashnikov, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjshmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lake”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit L. M., 19 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Vorë. Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç. Shtetasi L. M., duke udhëtuar me një automjet që drejtohej nga 15-vjeçari, kanë shkuar te liqeni i fshatit Muçaj, dhe pasi kanë ndaluar, shtetasi L. M., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy