Emri/ Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është 48-vjeçari i arrestuar në Shijak

Emri/ Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është 48-vjeçari i arrestuar në Shijak

Një person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Saimir Gjepali, banues në Shijak. Ky i fundit është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy