Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të universitetit Fan Noli, ku një automjet me shpejtësi ka aksidentuar një studente e cila ishte duke kaluar rrugën.
Sipas informacioneve drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar menjëherë, ndërsa e plagosura e cila ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit.



