
Pas fazës së dytë të lehtësimit të masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, sot kanë rifilluar punën disa biznese në Kosovë.
Në kuadër të kësaj sot ka filluar punën edhe trafiku urban në Prishtinë. Me këtë rast kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka njoftuar se në autobusë numri i personave që do të lejohet të hipin janë vetëm 20.
Ai ka kërkuar që qytetarët të cilët do ta shfrytëzojnë trafikun urban të jenë të pajisur me maska.
Postimi i plotë:
Mirëdita Prishtinë!
Javën po e fillojmë me lehtësim të mëtutjeshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve.
Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e Trafikut Urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20. Përtej masave mbrojtëse kundër #covid19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën.
Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!
#prishtina



