
Një person i cili gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në tre banesa të tjera, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.
Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. B.



