Komisioneri Publik ankimon konfirmimin në detyrë për gjyqtaren Marinela Osmani

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin në detyrë për gjyqtaren Marinela Osmani

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, Marinela Osmani (Nuni), magjistrate/gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (në momentin e dhënies së vendimit, me detyrë Këshilltare Ligjore në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor).

KPK kishte vendosur në 11 shkurt të këtij viti konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Marinela Osmani,Këshilltare Ligjore në Njësinë Mbështetësetë Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësore (e komanduar).

Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 344, datë 11.2.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore, që e bëjnë të cenueshëm vendimin.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 344, datë 11.2.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy