
Një 21-vjeçar belg, pushues në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka humbur kontrollin mbi një mjet lundrues (Jet Ski) gjatë manovrave dhe ka rënë në det.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit, i riu ka pësuar dëmtime të rënda.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga hetimet e para, policia ka zbuluar se aksidenti ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pranë bregdetit, dhe se shtetasi i lënduar ka humbur kontrollin mbi Jet Ski-në.
Më tej, është shoqëruar në Komisariat pronari i mjetit lundrues, shtetasi S. Xh., për të marrë masa të mëtejshme ligjore.
Një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për dokumentimin e ngjarjes.



