Lëvizte i armatosur me makinë të blinduar, arrestohet një person në Tiranë

Lëvizte i armatosur me makinë të blinduar, arrestohet një person në Tiranë

Një person i cili lëvizte i armatosur me një makinë të blinduar, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur.

Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.

Në rrugën “Bajram Curri” shërbimet e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy