Babë e bir dhunojnë 32-vjeçarin pas përplasjes së makinave

Babë e bir dhunojnë 32-vjeçarin pas përplasjes së makinave

Një 32-vjeçar është dhunuar fizikisht nga dy persona, babë e bir, pas në aksidenti në zonën e Laprakës në Tiranë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur këtë të martë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, ku janë përplasur automjetet e shtetasit A. R., dhe Xh. B., dhe A. B.

Shtetasi A. R., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e dy shtetasve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy