Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, arrestohet në Muriqan 59-vjeçari rus

Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, arrestohet në Muriqan 59-vjeçari rus

Një 59 vjeçar rus është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska.

Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscow”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi Igor Kokunov, 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi.

Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy