Vrasja e dyfishtë në Lezhë, ish-dhëndri i dënuar në Itali për dhunë, kishte 6 vite që ishte divorcuar

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, ish-dhëndri i dënuar në Itali për dhunë, kishte 6 vite që ishte divorcuar

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ku ish-dhëndri, pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, ka shkuar në banesën e Pjerin Përjakut dhe i ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur atë dhe djalin e tij.

Burime për MCN TV bëjnë me dije se autori i ngjarjes Besnik Pjetri nga fshati Troshan, ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Ndërkohë, dy viktimat ishin kthyer ditën e djeshme nga Italia. Autori është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy