Arrestohen tre autorët e vrasjes së djeshme të administratorit të Njësisë Kotë

Arrestohen tre autorët e vrasjes së djeshme të administratorit të Njësisë Kotë

Mëngjesin e sotëm, policia bën me dije se ka vënë në pranga tre autoret e dyshuar për vrasjen e tre autorëve të vrasjes së kreut të Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.

Në pranga  kanë rënë, 19-vjeçari, Arif Bejtja që dje mbeti i plagosur gjatë sherrit me armë, Namik Bejtja 30-vjeç dhe Jaçe Bejtja 22-vjeç.  Të tre këta persona kanë patur lidhje gjaku me Argjil Gjokën i cili mbeti i vrarë me një plumb në gjoks.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 32 vjeçar tjetër, M.P (B) banues në Vlorë. E gjithë ngjarja ka ndodhur  rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës.

Sipas policisë personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Fatmir Osmenaj 70 vjeç dhe Astrit Osmenaj 65-vjeç. Dyshohet se sherri ka ardhur me motiv pronësie për një kanal që po hapej nga një fadromë.

Në momentin e konfliktit ka ndërhyrë për të shuar konfliktin Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, por kjo tentativë ka qenë fatale për të pasi u plagos në gjoks dhe më pas humbi jetën në spitalin e Vlorës. Ndërkohë të arrestuarit do të përballen me akuzat e vrasjes dhe armë mbajtjes pa leje.

Kujtojmë se në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy