
Policia e Tiranës ka njoftuar se një 57-vjeçar është arrestuar ditën për akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së bashkëshortes së tij.
Shtetasi Arben Hysko u denoncua nga gruaja e tij për kryerjen e sjelljeve të turpshme ndaj vajzës së saj 16-vjeçare.
Denoncimi i nënës së 16-vjeçares e çoi njerkun pas hekurave.
NJOFTIMI I POLICISë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.



