Video/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin, plagoset drejtuesi

Video/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin, plagoset drejtuesi

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Rrillë, pranë fshatit Barbullojë e Vjetër, ku një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy