Përfundon identifikimi/ Trupat e viktimave nga zjarri në Tetovë u dorëzohen sot familjarëve

Përfundon identifikimi/ Trupat e viktimave nga zjarri në Tetovë u dorëzohen sot familjarëve

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar sot obduksioni i trupave të sjellë nga Tetova, pas zjarrit që shkrumboi spitalin modular, në të cilin kuroheshin pacientë të sëmurë nga Covid-19.

“Me ndihmën e DNK analizës janë identifikuar trupat e 14 viktimave të cilët humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Është kryer obduksion edhe ndaj një pacienteje më të re, trupi i së cilës është sjell në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Mes viktimave nga zjarri në Spitalin Modular të Tetovës tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin të hospitalizuar si pacientë në covid qendrën. Në mesin e 14 viktimave, dy persona, përkatësisht bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje janë persona nga jashtë të cilët nuk ishin të hospitalizuar, raporton Alsat, nga burimet në Prokurori.

Ndërkohë nga Prokuroria kanë bërë të ditur se po hetohet për prezencën e familjarëve në momentin e fatkeqësisë, në fakt se mos vallë kanë qenë një kohë më të gjatë në spital apo kanë hyrë brenda pas shpërthimit të zjarrit që t’i nxjerrin familjarët e tyre.

Gjatë ditës trupat e pajetë pritet tu dorëzohen familjeve për varrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy