Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 persona në Elbasan (EMRAT)

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 persona në Elbasan (EMRAT)

Pesë persona janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Mengël duke transportuar 10 shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Bëhet me dije se personat e arrestuar janë Brahim Rapi 28-vjeç, Enea Kiptiu 27-vjeç, të dy nga Devolli, Jani Demolli 28-vjeç, Mehdi Gjini 29-vjeç dhe Nevruz Allmeta 23-vjeç, të tre banues në Durrës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë të shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke bërë transportim të tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 automjete, 5 aparate celular dhe 1 dozë lëndë narkotike kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy