
Një 40 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, Pogradec, ku shtetasi G. B., 40 vjeç, banues në Pogradec, mekanik, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, teksa punonte në një rrobaqepësi.
Gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi G. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.



