Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Shkodrës, Astrit Halilaj.
Trupi gjykues i përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Roland Ilia anëtar vendosi në seancën e sotme shkarkimin nga detyra të prokurorit Halilaj.
Problemet kryesore që u evidentuan në seancë kishin të bënin me investimet e kryera gjatë periudhës 1995-2014 në një banesë me dy kate plus papafingo dhe burimet e krijimit të kësaj pasurie; me burimet për blerjen e një apartamenti plus parkim në Vlorë; për një makinë dhe dy njësi shërbimi të porositura nga vëllai në vitin 2000, të drejtat reale të të cilave i janë kaluar subjektit në 2014-ën, por pa dhënë gjë në këmbim.
Astrit Halilaj e ka filluar karrierën si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1993 dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit.
Prej vitit 2016, ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.



