
Lulzim Berisha, nga arratia i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë që e konsideroi të padrejtë lirimin e me kusht në vitin 2016.
Ish-kreu i bandës së Durrësit i kërkon Kushtetueses të prishë vendimin si anti-kushtetues dhe të lërë në fuqi vendimin e dhënë atë kohë, nga Gjykata e Shkaallës së Parë e Krimeve të Rënda.
Lul Berisha prej Dhjetorit 2020 është në arrati si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Klodian Saliu në vitin 2005. Hetimet për këtë dosje janë dërguar në Gjykatë nga SPAK që kërkon marrjen e tij të pandehur.



