Nëntë persona janë ekstraduar drejt Italisë, për llogari të drejtësisë së shtetit fqinj.
Interpol Tirana njoftoi se pas arrestimit në territorin shqiptar përgjatë harkut kohor të një viti, nëntë të akuzuarit nga drejtësia italiane do të përgjigjen përpara kësaj të fundit.
Të arrestuarit janë të moshave 27 deri 72 vjeç dhe akuzohen nga prokuroritë e rretheve të ndryshme në Itali.
Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.
Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.



