Aksident pranë RTSH-së, makina përplaset me pemën dhe përfundon në trotuar

Aksident pranë RTSH-së, makina përplaset me pemën dhe përfundon në trotuar

Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima apo të plagosur në njerëz, ka ndodhur mesditën e sotme te kryqëzimi i Radio Televizionit Shqiptar.

Burime për MCN bëjnë me dije se një automjet tip ‘Volkswagen Passat’, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në trotuar.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti ka shkatërruar kangjellat rrethuese duke goditur edhe pemën buzë rruge.

Nga ky aksident ka pasur dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy