Operacioni në Elbasan/ Në pranga punonjës të Policisë së Burgjeve

Operacioni në Elbasan/ Në pranga punonjës të Policisë së Burgjeve

Operacioni i kryer në Elbasan në orët e pasdites është finalizimi i një hetimi të nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm vitin e kaluar në sistemin e burgjeve.

Deri tani janë arrestuar 14 persona, përfshi të dënuar dhe zyrtarë nga 27 urdhëra ndalimi të lëshuar nga prokurorët.

Operacioni ka përfshirë zyrtarë dhe efektivë në uniformë të sistemit të burgjeve për futje sendesh të paligjshme dhe drogë, te të dënuarit kryesisht në burgun e Peqinit pranë Elbasanit.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuza si organizim i lojërave të fatit, futje droge dhe sende të paligjshme në burgje, shpërdorim detyre, korrupsion etj.

Mes të arrestuarve ka edhe të dënuar VIP, familjarë të tyre, zyrtarë të lartë dhe efektivë rendi dhe të policisë së burgjeve.  Mes personave të arrestuar, MCN TV mëson se është dhe Gazmend Braka, alias “Gaxhai”.

Operacioni deri tani është kryer në në Elbasan, Vlorë dhe në Peqin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy