Dhuna mes tifozëve në ndeshjen Tirana-Vllaznia/ Procedohen penalisht tre persona

Dhuna mes tifozëve në ndeshjen Tirana-Vllaznia/ Procedohen penalisht tre persona

Sherri mes tifozëve gjatë ndeshjes së mbrëmshme Tirana-Vllaznia, ka bërë që polcia të procedojë penalisht tre persona.

Gjatë pushimit të pjesës së parë të sfidës mes Tiranës dhe Vllaznisë, tifozët e pranishëm në “Air Albania”, kanë thyer stolat, duke i hedhur në fushë, si dhe kanë hapur fikëset e zjarrit.

Tifozët berdheblu kanë hapur fikesët e zjarrit duke sulmuar tifozët e Vllaznisë. Këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke thyer stolat.

Njoftimi i policisë Tiranë

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht tre shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe proceduan penalisht shtetasit, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.

Nga shërbimet e Policisë u proceduan penalisht shtetasit A. F., 26 vjeç, B. K., 33 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kryer veprime të kundërligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë, thyer stola.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy