
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Fushë Arrëz–Fierzë.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se janë përplasur një automjet me drejtues shtetasin K. H., 59 vjeç, dhe një motomjet me drejtues shtetasin A. U., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, ku fatkeqësisht ka humbur jetën.
Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit, shtetasin K. H., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



