Infektohen me Covid disa të burgosur në Drenovë, njëri në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

Infektohen me Covid disa të burgosur në Drenovë, njëri në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

Covid 19 përhapet në burgun e Drenovës. Burime bëjnë me dije se ditën e djeshme, njëri prej të burgosurve është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dënuari E.D. prej disa ditësh ka qenë i prekur nga virusi por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në godinën B ku ndodhen edhe të dënuar të tjerë të sigurisë së zakonshme, mbi 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit.

Këta të dënuar kanë qenë kontakte të E.D. Ata janë karantinuar ndërsa priten edhe rezultate për të dënuarit e tjerë të burgut të Drenovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy