Kishte kthyer lokalin në baste sportive, arrestohet 18-vjeçari në Kurbin dhe 4 ‘lojtarët’

Kishte kthyer lokalin në baste sportive, arrestohet 18-vjeçari në Kurbin dhe 4 ‘lojtarët’

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të disa lojërave të fatit.

Si rezultat i fazës së katërt të operacionit “Basti i fundit”, u vunë në pranga shtetasit: Bruklin Halili, 18 vjeç, Fabio Halili 20 vjeç, Marsel Kasmi 29 vjeç, Dritan Shupli 30 vjeç dhe Valdano Murati 31 vjeç, të gjithë banues në Laç.

Të pestë këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., në Fushë Milot, teksa vinin baste sportive, me celularë, dhe luanin lojëra fati me letra. Nga ky ambient u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy