
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot rreth orës 18:55 në fshatin Rrenxa të Bushatit, në Vaun e Dejës.
Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar, por fatmirësisht s’raportohet për të dëmtuar.
“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”.



