Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin në Itali.
Bazuar në informacionet operative, uniformat blu lokalizuan dhe arrestuan 45-vjeçarin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, banues në Rrëshen.
Ai u arrestua në lagjen “Vasil Shanto” në Tiranë, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Bushpepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.
Ndërkohë vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.



