
Është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte një banesë në Elbasan, ku dyshohet se një person është asfiksuar nga tymi.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan- Metalurgji, ku sipas informacioneve paraprake raportohet se një i moshuar ka mbetur i asfiksuar.
Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerr njerëzit e plagosur apo asfiksuar.
Mësohet se deri i konfirmuar është vetëm i moshuari, ndërsa pritet të zbardhen ngjarja e plotë dhe shkaqet e zjarrit.



