
Një person është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur.
Sipas uniformave blu është shpallur në kërkim shtetasi E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e tij.



