Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë

Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në lagjen Ish-Grumbullimi në Fushkrujë.

Sasia e eksplozivit, që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ishte vendosur në pjesën e jashtme të një fabrike sallami në pronësi të D.M.

Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së D.M, të cilët nuk kanë pasur probleme ose konflikte me njeri.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy