Korrupsion në zgjedhje, arretohet 41-vjeçari në Devoll

Korrupsion në zgjedhje, arretohet 41-vjeçari në Devoll

Policia e Devollit ka arrestuar një 41-vjeçar me iniciale K. Ç. të shpallur në kërkim pasi Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit" dhe "Korrupsioni aktiv në zgjedhje".

Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Korçë, ndaluan shtetasin K. Ç., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit" dhe "Korrupsioni aktiv në zgjedhje". Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy