E ekzekutoi me plumb në kokë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Toskës

E ekzekutoi me plumb në kokë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Toskës

Një muaj pas vrasjes së Ahmet Toskës në Fier policia ka arritur të vendosë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë janë mbledhur provat dhe faktet për t’i vendosur prangat 52-vjeçarit me Fatmir Hoxhaj banues në Fier.

Me datë 26 tetor, në lagjen ‘Sheq i Madh’, Ahmet Toska i cili po shoqëronte bashkëshorten për në punë, është ekzekutuar nga një person i maskuar i cili e qëlloi me plumb në kokë dhe më pas u largua.

Ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes, por për momentin dy janë pistat që po hetohet: hakmarrja dhe konfilti për pronat.

E para sipas policisë mund të ketë ardhur për faktin se daja i Ahmet Toskës disa vite më parë ka kryer një vrasje, ndërsa e dytë si pasojë e një konflikti brenda familjes për pronat pasi janë 4 fëmijë, dy nga nëna dhe dy nga babai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy