Një konflikt i çastit mes dy të rinjve ka përshkallëzuar në dhunë fizike të rëndë në qytetin e Lezhës, duke lënë pas një të plagosur rëndë dhe një person në arrati.
Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rreth rrotullimit të katedrales në qytetin e Lezhës, për të vazhduar më tej konflikti në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
Sipas burimeve të korrespodentit të MCN nga Lezha, një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës.
Autori i dyshuar i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim nga policia. Po ashtu, dyshohet se ai mund të ketë pësuar disa lëndime gjatë konfliktit.
Policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar.



