
Mjeku i njohur endokrinolog Geron Husi, humbi betejën nga koronavirusi në muajin mars, dhe sot kolegët, shokët, miqtë e mjekut të ndjerë ishin mbledhur për një dedikim. Në hyrje të Spitalit të Sëmundjeve te Brendshme në QSUT është vendosur një pemë ulliri, me një mbishkrimin të gdhendur në një pllakë druri, ku shkruhet “Dr Geri, gjithmonë midis nesh”.

Në këtë dedikim, ishte i pranishëm edhe babai i mjekut të ndjerë, i cili kërkoi nga qeveria që djali i tij dhe të gjithë kolegët e tij që kanë pasur të njëjtin fat të trishtë të shpallen dëshmorë të atdheut.
“Meqë i është vënë emri luftë të gjithë ata mjekë duhet të vlerësohen si dëshmorë të këtij kombi se ju u ndeshët me një armik të padukshëm nuk e di sa shteti do dijë ti vlerësojë ata që ikën por dhe ju,”- tha babai i mjekut.
Mjeku i njohur, Geron Husi humbi betejën me koronavirusin në datën 13 mars 2021, ndërsa ndodhej i shtruar në Turqi, ku ishte dërguar për kurim me shpenzimet e familjes.



