Një konflikt i ndodhur mes disa të rinjve në qytetin e Shkodrës, ka përfunduar me tre të plagosur.
Policia njofton se rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K., me vëllezërit F. Th., dhe K. Th.
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.



