Një tjetër ngjarje e rëndë me protagonist një shtetas shqiptar ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë Vjenë.
Një shtetas shqiptar emir i të cilit nuk bëhet i ditur ka vrar me thikë një shtetas polak dhe ka plagosur rëndë një tjetër.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, pas një konflikti të ndodhur në një lokal.
Viktima, është një 34-vjeçar dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Mediat thone se pas sulmit me thike, autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shqiptarit.



