Një person i akuzuar për krijimin e një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore në Itali, është vënë në prangat e policisë në Durrës.
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Ë. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.
Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali.



