Tentuan të trafikonin kanabis drejt Malit të Zi, dy persona në pranga

Tentuan të trafikonin kanabis drejt Malit të Zi, dy persona në pranga

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve në Lezhë.

Në pranga kanë përfunduar dy persona, të cilët po tentonin të tregtonin kanabis sativa drejt Malit të Zi.

“Blutë” arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 55 vjeç, banues në Rrëshen dhe N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Mbikalimi", për goditjen e një tentative për tregtim të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi. Kapen dhe arrestohen në flagrancë, në tentativë për të shitur/blerë sasinë e lëndës narkotike, 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, shuma parash dhe celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër krimeve në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të tregtimit të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim trafikimin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”. Në kuadër të këtij operacioni, nga ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P., 55 vjeç, banues në Rrëshen dhe N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur "Mbikalimi i Rrëshenit", në Rrugën e Kombit, 55-vjeçari u kap teksa i shiste një sasi prej 11 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit N. T. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se lënda narkotike do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi. Sasia e lëndës narkotike, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, celularët e tyre dhe shuma parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy