Kodi i ri Penal/ Dervishi: Volumi i madh i neneve duket sikur do të ruajë pushtetarët nga kritikat (VIDEO)

Kodi i ri Penal/ Dervishi: Volumi i madh i neneve duket sikur do të ruajë pushtetarët nga kritikat (VIDEO)

Gazetari Ferdinand Dervishi debatin për Kodin e ri Penal, e sheh si të justifikuar dhe thotë se është njëlloj si të bësh një Kushtetutë të re. 

Ai deklaroi për “MCN Live” se mund të bëhen ndryshime, por jo të bëhet kodi nga e para.

Sipas tij, për vepra minimale që mund të kalojnë me një masë administrative, aktualisht hapen çështje penale gjë që duhet të kalojë në mënyrë administrative. 

Dervishi shtoi se ky volum i madh nenesh duket sikur do të ruajë nga kritikat pushtetarët. 

Nëse do ishte bërë një gjë tamam, që nuk e shoh të jetë bërë, është që për vepra administrative, të kalonte në Gjykatë Administrative, ndëshkime me gjobë, por pa shkuar në gjykatë. 

Ky volum i madh nenesh sikur do të godasë te ngushtimi, ose ruajtja nga kritikat që bëhen ndaj qeverisë, Kryeministrit, Presidentit etj.

 Sigurisht që ka kritika dhe përbaltje të ekzagjeruara, por kritikat bëhen për ta vënë qeverinë në vijë të drejtë. 

Që në fillim të draftit, thuhet që të mos përbaltet Presidenti, Kryeministri, etj. 

Këtu duhet bërë një nënndarje, dakord që liderët nuk duhen pëbaltur. Por ka për të rregulluar kur Presidenti po zbaton në mënyrë të verbër atë që i thotë Kryeministri, ti do e godasësh. Këto janë plagët aktuale të shtetit shqiptar.

Një shtet që është i fundosur në korrupsion, që konkurrohet dhe nga disa vende gjysmë të egra të globit. 

Na shpiket kjo shtrëngesë, kjo pjesë shtrëngon shumë. Bëhen nene në dobi të pushtetarëve. 

Ai i ka përfshitë dhe kritikat në një nen që ty s’të lë të mundësi të bësh detyrën siç duhet, nuk ke mundësi të flasësh për korrupsionin qeveritar. Edhe pse pretendohet se është hedhur si draft e do konsultohet, e rregullohet. 

Gazetarinë e gjobëvënies, mund ta fusim dhe te fyerja. I vihet qoftë një funksionari shtetëror, qoftë një biznesmeni privat. 

Gazetaria e gjobëvënies dhe shpifjes, ka lëvruar në terrenin që ti ke lejuar. 

Ti ke ministra të korruptuar, drejtorë të korruptuar që abuzojnë. Dhe gazetari zgjedh jo ta publikojë këtë në dobi të shoqërisë dhe të popullit, por ta publikojë në një formë të tillë që të mbushë xhepin e vetë. 

Një shtet i pa korruptuar e përjashton direkt këtë lloj gazetarie. Ti me ligjet që bën shkatërron korrupsionin, jo të shtrëngosh gazetarët, shtrëngo korrupsionin. 

Sa i takon prostitucionit, Dervishi deklaroi se po legalizohet, por se për këtë çështje duhet një mendim kolektiv. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy