
Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohen për dhunë në familje dhe vjedhje.
NJOFTIMI
Durrës / Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin Xh. T., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale "Vjedhja", shtetasin M. Gj., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka vjedhur sende personale dhe një shumë parash, në banesën e shtetasit N. M.



