Furnizoi me armë terroristin, ekstradohet në Francë shqiptari Endri Elezi

Furnizoi me armë terroristin, ekstradohet në Francë shqiptari Endri Elezi

Gjykata e Apelit në Napoli ka urdhëruar ekstradimin në Francë për 28-vjeçarin shqiptar Endri Elezi, i cili u arrestua mbrëmjen e 21 Prillit në Sparanise, në zonën Caserta. Ai u vu në pranga me një urdhër arresti evropian i lëshuar nga autoritetet franceze, të cilat e akuzojnë atë për furnizimin me armë zjarri të Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i sulmit terrorist të kryer në Nisë në 14 korrik 2016, i cili kushtoi jetën e tetëdhjetë e gjashtë njerëzit.

Seanca dëgjimore u zhvillua ditën e djeshme, ku Elezi kundërshtoi akuzat e ngritura nga autoritetet franceze. “Unë kurrë nuk kam prekur me dorë armët dhe as nuk njoh ndonjë nga personat e përfshirë”, është shprehur Endri Elezi.

Dorëzimi i 28-vjeçarit në Francë u bë për t’u gjykuar për krimet e mbajtjes dhe shitjes së paligjshme të armëve të luftës. Gjykata gjithashtu vërtetoi që Elezi nuk është përgjegjës për krimet e masakrës ose terrorizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy