Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, sekuestrohen dy pistoleta, para, një makinë e telefona

Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, sekuestrohen dy pistoleta, para, një makinë e telefona

Mesditën e djeshme në Kosovë përveç 400 kilogramë kokainë, janë sekuestruar edhe armë, fishekë, para, veturë e telefona.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

Kokaina dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit të pulës.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe nga burimet brenda prokurorisë së Kosovës mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk.

Këto burime kanë bërë të ditur se shtatë të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në komisariat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy