Vrasja e rojës së Top Channel, Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund. Alibeaj: Sulm ndaj medias dhe sigurisë publike

Vrasja e rojës së Top Channel, Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund. Alibeaj: Sulm ndaj medias dhe sigurisë publike

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë natës ku si pasojë e të shtënave ndaj godinës së Top Channel humbi jetën roja Pal Kola, 60 vjeç, ka reaguar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, dhe kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në reagimin e tij Meta kërkon që epoka e krimit të marrë fund.

Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali.

Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.

Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë.

Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve. Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!

Nga ana e tij Alibeaj u bën thirrje organeve që të zbardhin ngjarjen dhe të vihen autorët para drejtësisë.

Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë.

Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë.

Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend.

Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë.

Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy